Kalo te përmbajtja
e hënë, 23 nëntor 2026
minuti.al

Minut pas minuti; burim pas burimi.

ABC News

“Koalicioni i Vullnetmirëve” në Berlin, Rama publikon momentet pikante

19/11/2026 Nijazi Mema 1 minut lexim

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka shpërndarë në rrjetet sociale disa fotografi nga takimi i nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve”, që po zhvillohet në Berlin.

Rama ndodhet në kryeqytetin gjerman me ftesë të Kancelarit Federal, Friedrich Merz, për të marrë pjesë në këtë takim në Kancelarinë Federale.

Më herët, Rama përshëndeti vendimin e Bashkimit Europian për t’u ulur në negociata paqeje me Rusinë, me një përfaqësi prej 4 shtetesh anëtare të BE, Francë, Itali, Gjermani dhe Poloni, bashkuar këtyre edhe Britania e Madhe.